E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 minuta më parë
Politikë

Ligji “Anti-KÇK”/ Rama zbulon qëndrimin e kancelares Merkel

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të hënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel e mbështet ligjin “Anti-KÇK”. Me anë të një video-mesazhi në “Facebook”, Rama bëri me dije se ky lig shumë shpejt do të hyjë në fuqi.

 

“Ajo u shpreh shumë pozitivisht për ligjin special kundër krimit të organizuar dhe amendamentet speciale anti KCK që do të hyjnë në fuqi ditët e ardhshme pas konsultimeve përfundimtare me ekspertët ndërkombëtarë.”

 

Reklamë

Kreu i qeverisë zbuloi se gjatë takimit me Merkel, ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për të ndihmuar me rindërtimin edhe pas Konferencës së Donatorëve.

 

“Takimi ishte shumë domethënës. E para sepse me rindërtimin kancelarja u shpreh se Gjermania do të marrë përsipër pjesën që i takon qoftë për konferencën e donatorëve apo më tutje, pasi e dinë se konferenca do të ndihmojë, por nuk do të përmbushë të tërë nevojën, pasi kjo nuk është as objektivisht e mundur. U shpreh pozitive për idetë dhe na dha sugjerime të dobishme duka na ofruar ndihmë teknike për strukturimin.”

 

Më tutje, Edi Rama foli edhe një herë për procesin e integrimit, ku shtoi se hapja e negociatave në mars nuk është e pamundur.

 

Gjatë konferencës së përbashkët që pati me Merkel pas takimit në Berlin, Rama shprehu mirënjohjen për ndihmën e dhënë nga Gjermania për rindërtimin pas tërmetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë