Subscribe

Socialistet kane vendosur masa te ashpra ndeshkimore per te gjithe ata qe shkelin karantinen apo thyejne rregullat e vendosura gjate gjendjes se fatkeqesise natyrore. Pavaresisht reagimeve te shoqerise civile apo opozites parlamentare, Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet ne Kodin Penal qe parashikojne deri ne 15 vite burg per ata qe thyejne karantinen duke shkaktuar vdekjen e nje qytetari.

Edhe pse denimi maksimal eshte ruajtur jane bere disa saktesime dhe zbutje karahasuar me versionin fillestar te paraqitur nga deputetja bode. Se pari nese nje qytetar shkel urdherat fillimisht denohet me mase administrative e vetem nese eshte perserites rrezikon nga gjobe deri ne 1 vit burg; se dyti, pergjysmohet masa e denimit maksimal nga 10 vjet burg ne 5 vjet burg ne rastet kur nje person nuk zbaton urdherat dhe si pasoje infekton persona te tjere.

Ndryshimet ne Kodin Penal do te shqyrtohen ne séance e se enjtes, dhe duhen 84 vota per ti miratuar, nje shumice e cila nuk eshte problem per mazhorancen qeverisese. Por ashpersimi i masave duhet te marre miratimin e Presidentit te Republikes Ilir Meta para se te hyjne ne fuqi. Vete kreu i shtetit Meta nuk ka shprehur nje qendrim per keto masa, por sot ai ka shperndare ne rrjetet sociale  qendrimin e Keshillit te Evropes për shmangien sado që të jetë e mundur të vendosjes së dënimeve të ashpra penale për moszbatimin e masave kufizuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *