Partia në pushtet në Poloni  “Ligji dhe drejtësia” vijon të jetë forcë e parë pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve  që u zhvilluan të dielën. Megjithatë , tri partitë opozitare janë duke parë mundësinë e formimit të qeverisë së re nga ana e tyre, nëse rivali politik dështon në krijimin e një koalicioni.

 

Sipas sondazheve pas-elektorale ,partia nacional-konservatore ka marrë rreth 36,8 përqind të votave, ose 200 mandate në parlamentin me 460 deputetë. Ajo ndiqet nga  Partia liberal-konservatore Koalicioni Qytetar  e  drejtuar nga ish-kryeministri Donald Tusk e cila arrin në rreth 31,6 përqind të votave, ose 163 mandate.

 

Ndërsa Aleanca elektorale liberal-konservatore “Rruga e tretë” ka marrë  13 përqind të votave , e pas saj  “E Majta e Re”  me  8,6 përqind.

 

Të tria partitë opozitare dolën veçmas në fushatë, por kishin të njëjtin premtim ndaj elektoratit, që të thyenin pushtetin e forcës politike në pushtet dhe të rivendosin marrëdhënie të mira me Bashkimin Europian.

 

Një fitore e tretë e partisë “Ligji dhe drejtësia” do të mund t’i rrisë tensionet me BE-në dhe Ukrainën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *