Subscribe

Këtë të enjte u nënshkrua marrëveshja për ligë të përbashkët basketbolli mes Shqipërisë dhe Kosovës. I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai vlerësoi këtë vendim dhe tha se me krijimin e Ligës Unike, basketbolli do të marrë një ngjyrë tjetër.

 

“Kjo ligë i jep procesit një energji të ri, me siguri. Duke patur parasysh edhe faktin që në Kosovë ka elementë goxha dinamikë dhe goxha të kolauduar në aspektin menaxherial, në aspektin e organizimit, të vlerave të kompeticionit. Nuk po krijohet një ligë mes një fuqie të madhe dhe një fuqie të vogël, por mes dy komponentëve që kanë çfarë i japin njëri-tjetrit dhe kanë çfarë mësojnë nga njëri-tjetri, ndërkohë që janë edhe në kompeticion me njëri-tjetrin. Aktiviteti i kësaj lige do të jetë një aktivitet i afërt për publikun përmes ekraneve të televizionit, kjo do të ndihmojë me siguri, siç do të ndihmojë edhe dialogu dhe ndërveprimi mes ligës dhe dy qeverive tona për të kuptuar ne se çfarë mund të bëjmë më shumë dhe për të kërkuar ndihmë nga liga që ky shembll të promovohet përtej vijave të bardha të fushës së basketbollit. Është një process i bukur dhe sfidues, integrimi jetësor që është aspekti konkret i integrimit mes dy pjesëve të popullit tonë që jeton në Shqipëri dhe në Kosovë.”

 

Në Ligën UNIKE do të marrin pjesë tetë skuadra, katër më të mirat nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria. Liga UNIKE pritet të fillojë së shpejti, gjatë këtij edicioni sportive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *