Liga e kombeve, formati me i ri i prezantuar nga UEFA, do të sjell përballje te mëdha në mesin e përfaqësuese më në zë të Europës. 12 kombëtaret më të mira sipas koeficienteve te UEFA u ndanë në katër grupe nga 3 skuadra, ku shorti ishte i pamëshirshëm sidomos për Ligen A, grupi 1 ku Gjermania, kampione e botës në fuqi do të ketë punë me Francën e cila është një nga ekipet më të mira në botë si dhe Holandën që po përpiqet të rimarrë veten pasi ndodhet në një fazë tranzicioni me pak talente.

 

Ne grupin dy te Ligës A, Belgjika duket skuadra më e favorizuar për vendin e parë pasi do të kenë punë me Zvicrën dhe Islandën.

 

Në grupin 3 të Ligës A, kampionia e Europës në fuqi Portugalia do të kenë punë me Italinë që po përpiqet të ringrihet pas tronditjes që la pas moskualifikimi për në botëror ndërsa rivali tjetër në këtë grup i këtyre dy kombëtareve është Polonia  e Robert Levandovskit.  Grup i hekurt dhe shumë interesat edhe ai që vë përballe Spanjë, Anglinë dhe Kroacinë.

 

Edhe ne  Ligën B nuk mungojnë përplasjet interesante. Republika Çeke do të luajë kundër Ukrainës dhe Sllovakisë, ndërsa Turqia do të ketë punë me Rusinë dhe Suedinë. Grup i fortë edhe ai mes Danimarkës, Uellsit dhe Irlandës ndërsa grupi i fundit i ligës B është i përbërë nga Irlanda e veriut, Austria dhe Bosnja. Kujtojmë që 4 ekipet fituese te ligave përkatëse do të fitojnë të drejtën të kualifikohen për në Evropianin e 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *