E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Lidhja e biznesmenit të ekzekutuar me Fatmir Haklajn dhe pista e hakmarrjes

Biznesmeni i ekzekutuar në Bajram Curri mbrëmjen e të dielës është kusheriri i Fatmir Haklajt.

Më konkretisht 47 vjecari Guxim Gjyriqi  e kishte djalë teze Fatmir Haklajn, personazh të cilën e lidhen me vrasjen e Azem Hajdarit dy dekada më parë.

Pas disa atentateve që iu bënë, Fatmir Haklaj u vra afër shtëpisë së tij në vitin 1999.

Nuk dihet nese vrasja e biznesmenit Guxim Gjyriqit ka lidhje me ndonjë hakmarrje të mundshme në këto histori të vjetra që I kanë marrë jetën dhjetera personave në zonën e Tropojës, apo ka sfond krejt tjetër.

Gjyriqi u qëllua për vdekje afër biznesneve të tij në Bajram Curri në orën 23:32 të së dielës teksa po mbyllte lokalin e tij.

Më shumë video

Reklamë