E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lideri suprem: I dhamë një shuplakë në fytyrë Amerikës

“Mbrëmjen e kaluar I dhamë një shuplakë në fytyre Amerikës, por ky aksion ushtarak nuk është I mjaftueshëm”. Kështu ka deklaruar lideri supreme Iranian Ayatollah Ali Khamenei në një dalje publike në televizionin shteterorr Iranian pas sulmeve që ky vend ndërmori në Irak ndaj bazave ku strehoheshin ushtarët e SHBA.

Khamenei paralajmeroi edhe ndërprerjen e cdo bisedimi që ishte në vazhdim mes vendit të tij dhe vendeve përëndimore.

“Amerikanët me prezencën e tyre në rajonin tone dhe shumë vende të tjera të botës kanë shkaktuar vetëm luftë, shkatërrim dhe vuajtje. Në këtë mënyrë nuk kanë kuptim më bisedimet, pasi mesa duket ulja në tavoline me armiqte i hapka rrugën vetëm problemeve. Bisedimet duhet të ndalojmë, shtoi lideri supreme Iranian.

Vrasja e gjeneralit kryesor Iranian Kasem Sulejmani ka shtuar ndjeshëm tensioned mes SHBA dhe Iranit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë