Subscribe

Pas shtatë orësh negociata midis kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe  kreut të opozitës  Hristijan Mickoski për ligjin për Prokurorinë Publike, i cili është një nga kushtet kryesore të vendosura nga bashkimi europian për integrimin,  liderët nuk arritën të pajtohen madje ata akuzuan ashpwr njëri-tjetrin.

 

ZORAN ZAEV

 

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

Gruevizmi vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit, kërkesa kundër çdo logjike, kundër BE-së, kundër NATO-s, kundër vlerave dhe principeve, Unë jam plotësisht i dëshpëruar, kisha shpresë se mundemi të ndryshojmë rrjetin dhe të dalin nga lëkura e paraardhësve të tyre. Jemi munduar që të gjejmë gjuhë të përbashkët, mirëpo VMRO-DPMNE kërkon me çdo kusht çështjet e Prokurorisë peciale të jenë nën kontrollin e tyre, të ndalojnë të gjitha hetimet. Këtë nuk mund ta lejojmë.

 

 

Për kreun e opozitës  Mickovski , zaev dëshiron kontroll të plotë mbi prokurorinë që të mos të përgjigjet për rastin “Zhvatja.

 

 

HRISTIJAN MICKOVSKI

 

KRYETAR I OPOZITES

 

Plani i Zaevit është të mos arrihet marrëveshje. Ai dëshiron kontroll të plotë mbi prokurorinë sepse kjo e mbron për rastin  “Zhvatja”, ky kontroll do ti duhet për raste të tjera, edhe për  tenderët. Të gjitha ato që tha Zaevi janë gënjeshtra dhe e vetmja gjë është heqja e vëmendjes së opinionit publik. E vërteta është se lufta e vetme e Zoran Zaev dhe e familjes së tij dhe njerëzve të tij është mbrojtja e kriminelve. Në këtë mënyrë Zaevi bleu dhe pak muaj kohë, por koha do të vij shumë shpejt edhe për të.

 

Në takimin maratonë gjatë natës Shefi I qeverisë Zaev ka propozuar ngritjen e një prokurorie të re për korrupsionin në nivelet e larta, në krye të së cilës të jetë një prokuror publik i propozuar nga opozita.

 

Ai do të shqyrtojë  krimin dhe korruspionin edhe të zyrtarëve  aktualë në pushtet.

 

Ndërkohë që opozita insistoi që me ligj të anulohen të gjitha çështjet e Prokurorisë Publike Speciale që janë hapur pas 30 qershorit të 2017 dhe të transferohen në organin e ri të akuzës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *