Subscribe

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, në një takim ku marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë europianë dhe amerikanë.

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema, në një lidhje direkte me gazetarin Roland Zili në edicionin qendror të lajmeve, bëri me dije se aktualisht liderët janë mbledhur në një darkë joformale.

Lexo edhe :

Related Posts

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në një darkë joformale që do t’i prijë takimit të nesërmen ku liderët e BP do të ulen në të njëjtën tryezë me liderrët e BE dhe SHBA për të diskutuar më tej të ardhmen e tyre europiane”, tha ajo.

Mema bëri gjithashtu me dije se nesër do të diskutohet plani ekonomik i Bashkimit Europian për vendet e rajonit, të cilat do të marrin një fond prej 6 miliardë eurosh, por me kushtin që të përmbushin reformat e kërkuara.

“Ajo që do të diskutohet nesër është plani ekonomik që BE ka vendosur për BP. Shuma 6 miliardë euro duhet të shfrytëzohet nga vendet e Ballkanit Perëndimor për 3 vjet, nga 2024 deri në 2027”, tha Mema. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *