Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të vrarë dhe...

Lavrov: Irani është bllokuar nga premtime të rreme të...

Lufta në Lindjen e Mesme, eurodeputetët kërkojnë “frenim” të...

Pakistani mesazh për SHBA dhe Iranin

Trump: Kemi kamera në çdo objekt bërthamor të Iranit

Bastisje kundër drogës në Meksikë, 2 oficerë të CIA-s...

Raporti BE-OKB: Gazës i duhen mbi 71 miliardë dollarë...

Bajrami e mbyll te Rejnxhërs, trajneri nuk e konsideron...

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me sende të...

Shpërthimi i bombës në Tepelenë, policia: Ja si ndodhi...

Liderët e Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë takohen javën e ardhshme

23 Maj 09:31

Liderët e Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë do të takohen javën e ardhshme në Seul, për herë të parë për bisedime trepalëshe pas më shumë se katër vjetëve, njoftoi të enjten Presidenca jugkoreane.

Takimi trepalësh mes presidentit jugkorean Yoon Suk Yeol, kryeministrit kinez Li Qiang, dhe kryeministrit japonez Fumio Kishida, do të mbahet të hënën në Seul, tha zyra e Yoonit.

Tre liderët do të mbajnë takime dypalëshe mes vete të dielën, sipas njoftimit.

Këto tre vende aziatike e mbajtën samitin e parë trepalësh më 2008, dhe ishin pajtuar asokohe që ky të ishte samit vjetor mes liderëve. Por, samiti u pezullua në vitin 2019, kur ata u takuan për herë të fundit në Kinë.

Përpjekjet e fqinjëve aziatikë për ta rritur bashkëpunimin në mes vete ka hasur në pengesa shpesh, për shkak të një sërë çështjesh, përfshirë mosmarrëveshjeve historike që burojnë nga agresionit i Japonisë gjatë kohës së luftës dhe gara strategjike mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Marrëdhëniet mes Koresë së Jugut dhe Japonisë u përkeqësuan rëndë për shkak të çështjeve që shkaktoi kolonizimi i Gadishullit Korean nga Japonia mes viteve 1910-1945.

Por, marrëdhëniet mes tyre u përmirësuan dukshëm prej vitit 2023, kur ato ndërmorën një sërë hapash të mëdhenj për ta lënë mbrapa atë histori dhe për ta forcuar bashkëpunimin përballë sfidave të përbashkëta, përfshirë programin e avancuar bërthamor i Koresë së Veriut.

Arsenali në rritje bërthamor i Koresë së Veriut përbën kërcënim të madh për sigurinë e Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Por Kina, aleati i vetëm i madh i Koresë së Veriut dhe furnizuesi më i madh më ndihma, dyshohet se po e shmang zbatimin e plotë të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut dhe se po e ndihmon fshehurazi fqinjin e vet të varfër për të mbijetuar. Kina dyshohet gjithashtu se shërben si mburojë kundër ndikimit amerikan në Gadishullin Korean. /REL

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
Japonia Kina Koreja e Jugut

Nga e njëjta kategori

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të vrarë dhe mbi 7 mijë të plagosur

më shumë...

Lavrov: Irani është bllokuar nga premtime të rreme të SHBA-ve

më shumë...

Lufta në Lindjen e Mesme, eurodeputetët kërkojnë “frenim” të përkohshëm të udhëtimeve mujore në Strasburg

më shumë...

Pakistani mesazh për SHBA dhe Iranin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:59

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të...

6:54

Lavrov: Irani është bllokuar nga premtime të...

6:24

Lufta në Lindjen e Mesme, eurodeputetët kërkojnë...

6:22

Pakistani mesazh për SHBA dhe Iranin

6:19

Trump: Kemi kamera në çdo objekt bërthamor...

5:57

Bastisje kundër drogës në Meksikë, 2 oficerë...

5:36

Nga bananet te çokllata e zezë, 6...

5:32

Raporti BE-OKB: Gazës i duhen mbi 71...

5:18

Bajrami e mbyll te Rejnxhërs, trajneri nuk...

5:08

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

5:07

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:58

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me...

4:12

5 ushqime që mund të bëhen të...

4:10

Shpërthimi i bombës në Tepelenë, policia: Ja...

4:00

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi,...

3:33

Rama në Forumin Ekonomik të Dephit, zbardhet...

3:28

Nevoja për gjak vetëm po rritet, ka...

3:19

Reduktohen autobusët në Berat, shoferët ankohen për...

3:09

Përmbyten disa lagje në Lezhë, reshjet e...

3:06

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.