Subscribe

Aleanca LGBT dhe ProLGBT kanë mbajtur ecjen vjetore me biçikleta në Tiranë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.

 

“Parada e krenarisë”, një eveniment simbol që zhvillohet paralelisht edhe në shtete të tjera, ka mbledhur dhjetëra anëtarë të këtij komuniteti të cilët kanë bërë thirrje kundër diskriminimit.

 

Pjesë e paradës ka qenë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu si dhe aktivistë LGBTI nga vendet e rajonit.

 

Forca të policisë kanë qëndruar në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e qetë të aktivitetit, i cili ka përfunduar pa shënuar incidente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *