Kronikë
Lezhjani gjendet i pajetë në shkallët e një hoteli në Himarë

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në shkallët e një hoteli në Himarë.
Viktima, i identifikuar me inicialet M. Gj., banues në fshatin Dom të Lezhës, u gjet pa shenje jete nga pronarja e hotelit.
Reklamë
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




