Subscribe

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës pranë një servisi makinash në fshatin Ishull-Shëngjin.

 

Nga shpërthimi raportohet se ka vetëm dëme materiale. Mësohet se serivisi ishte në pronësi të shtetasit Tol Mëhilli. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij sulmi me lëndë plasëse.

 

“Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, afër portës së servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit T.M., 58 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *