Video · Vendi
Lezhë, fermerët hedhin prodhimet
Ky është fundi i mundit të një fermeri në Zadrimë të Lezhës.
Të tjerë që sfidojnë temperaturat e larta dhe kushtet thonë se shitja e shalqirit këtë vit ka qenë shumë më e ulët se herë të tjera. Ata thonë se shkak për mosshitjen është prodhimi i lartë në Lushnje dhe importi nga jashtë.
Reklamë
Shumë prej fermerëve të Zadrimës të zhgënjyer nga tregu, thonë se vitin tjetër nuk do të mbjellin më pasi kostoja është shumë më e lartë se fitimi, teksa tregojnë se nuk kanë marrë asnjë mbështetje apo subvencionim nga shteti.
Fermerët kërkojnë ngritjen e një tregu të posaçëm për shitjen e prodhimeve të tyre, në të kundërt ata do të vijojnë të vuajnë pasojat e një tregtimi të çrregullt dhe pa standarde.
Më shumë video
Reklamë




