Vendi
Lezhë/ Burrë e grua humbin jetën në aksident, vdes në spital 40-vjeçarja

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i një dite më parë në rrugën e Shëngjinit.
Sipas burimeve të gazetarit të Vizion Plus, Altin Mema, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës edhe bashkëshortja e 33-vjeçarit Paulin Zefi, shtetasja Zhaklina Hysa 40 vjeç.
Reklamë
Ajo nuk mund t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




