E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 sekondë më parë
Vendi

Lezhë, bashkia në krah të fermerëve

Bashkia Lezhë përmbyll me sukses një punë shumë të domosdoshme që iu vjen në ndihmë fermerëve, të cilët merren me mbarshtrimin e kafshëve të imta dhe jo vetëm.

 

Dhjetra lera janë ndërtuar përgjatë Malit të Kakarriqit duke iu shërbyer fermerëve të Torovicës,Balldrenit, Kakarriqit etj. Për bagëtitë e tyre fermerëvë  iu duhet më pak mund, pasi lerat më ujë, iu lehtësojnë punën ku më parë bagëtitë për të pirë ujë, i ulnin në fushë.

 

Reklamë

Krahas realizimit të  këtij investimi Agjensia e Shërbimit Pyjor pranë Bashkisë Lezhë po merret edhe me pastrimin e bimësisë, krasitjen e pemëve apo mbjellje në sipërfaqe të caktuara.

 

‘’Fauna,flora dhe mjedisi në tërsi, kanë të gjithë vemendjen tonë, ndaj investime të tjera do të vijojnë pa ndërpreje’’, nënvizoi Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë