Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 35 vjeçar, pasi po lëvizte me armë me vete.

 

Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi Fatjon Boshnjaku, banues në lagjen “Qemal Stafa” ne Shkodër,  pasi nga shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e këtij shtetasi, në një çantë dore iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Glock, me krehër dhe fishekë.

 

Gjithashtu 10 persona janë shoqëruar nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim, në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *