Policia e Kavajës ka arrestuar tre të rinjë të afërm me njeri-tjetrin pasi gjatë një kontrolli në qytet, njeri prej tyre u kap me armë zjarri.

 

Në pranga ra shtetasi Jurgen Merkja 21 vjec, vëllai I tij Emiljano Merkja 32 vjec dhe kusheriri I tij Besim Merkja 23 vjec.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi në shëtitoren “Josif Budo “, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMV” me drejtues shtetasin Jurgen Merkja, dhe pasagjar shtetasit, Emiljano Merkja, dhe Besim Merkja, (vëllai dhe djali i xhaxhait të J. M.), u gjet dhe bllokua një armë zjarri e cila posedohej nga shtetasi Jurgen Merkja, ndërkohë që dy shtetasit e tjerë (Emiljano Merkja, dhe Besim Merkja,) janë munduar para shërbimeve të Policisë të merrnin përsipër posedimin e armës.

 

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

 

– armë zjarri tip “Pistoletë” me një krehër me 10 fishekë

 

– 4 aparate celular

 

– mjeti tip “BMV”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *