E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lëvizje të shumta në komisariatet e qarkut të Korçës, kush ikën dhe kush vjen (EMRAT)

Lëvizje të shumta në komisariatet e juglindjes së vendit

Altin Gusho largohet nga drejtimi të komisariatit të Kolonjës për të bërë të njëjtën detyrë nga dita e sotme në komisariatin e Devollit

Shefi i këtij komisariati Edvin Peci kalon në një detyrë tjetër në veri të vendit.

Eduard Liço është shefi i ri i komisariatit të Kolonjës, aty ku mësohet se ka patur lëvizje të tjera brenda këtij komisariati.

Reklamë

Arjan Boçi deri tani ka qenë i komanduar si shef komisariati ndërsa ditën e sotme është zyrtarizuar si numri një i komisariatit të Maliqit

Mbeten në detyrë shefi i komisariatit të Korçës Genti Diko si dhe Elton Halili në Pogradec.

Fatbardha Menalla, Zmeralda Mehilli dhe Suela Kullolli me gradën komisare janë emëruar si shefe seksioni pranë drejtorisë vendore të policisë Korçë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë