E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lëvizje e kufizuar në kryeqytet/ Policia u kërkon qytetarëve të zbatojnë rregullat

Tirana përballon fluksin më të lartë të qarkullimit të makinave e në këto ditë të ndalimit, për shkak të koronavirusit, policia po përballet me një numër shumë të madh të telefonatave nga njerëzit që kërkojnë sqarime. Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, thotë për Vizion Plus se ka një plan të posaçëm për të gjithë ata që janë të detyruar që të shkojnë në punë.

 

Reklamë

Jaupi qartëson se të gjitha fabrikat prodhuese do të jenë të hapura dhe punonjësit do të qarkullojnë në çdo orë për furnizimin e marketeve, që të mos ketë mangësi për blerësit.

 

Jaupi shton se është parë e domosdoshme edhe bllokimi i shesheve dhe qarkullimi i lirë i qytetarëve në lulishte.

 

Por këto masa ekstreme janë të përkohshme për shkak të situatës alarmante të krijuar nga koronavirusi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë