E shtunë, 26 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Kronikë

Lëvizja e mjeteve në juglindje me zinxhirë, probleme nga moti i keq

Drejtuesit e autoritetit rrugor bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës drejtuesit e mjeteve qe levizin ne juglindje duhet të jenë të pajisur me zinxhirë.

Borëpastrueset janë duke punuar edhe në Qafën e Qarrit ku momentalisht nuk paraqiten probleme në qarkullimin normal të automjeteve.

Po ashtu borepastrueset kane bere te mundur hapjen dhe pastrimin e Qafe Plloces dhe Qafe Thanes ku intesiteti i larte i reshjeve te debores ka shkaktuat jo pak probleme.

Në shumë zone te juglindjes ka pasur probleme me energjine elektrike kete fundjave si pasoje e motit te keq.

Nderkohe ne disa fshatra, perfshi edhe ata turistik, Dardhe dhe Voskopoje rekomandohet gjithashtu levizja e mjeteve me zinxhire.

Vazhdo të lexosh