E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lëviste me armë zjarri pa leje, arrestohet vlonjati

Një 28 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës pasi u kap me armë pa leje dhe lëndë narkotike.

 

Shtetasi I arrestuar është me inicialet E.A., banues në Vlorë.

 

Reklamë

28 vjeçari u denoncua nga qytetarët pasi dyshohej se shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla si dhe dispononte armë zjarri pa leje.

 

Shërbimet e policisë pas kontrollit të detajuar në banesën e këtij shtetasi, gjetën të fshehur një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

 

28 vjeçari akuzohet për veprat penale përkatëse “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë