E martë, 3 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:30 Në vijim ora 05:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 orë më parë
Sport

Leverkusen interesohet për një tjetër shqiptar

Bayer Leverkusen dëshiron Albian Hajdarin dhe mund të mos hasë vështirësi për ta realizuar këtë objektiv.

Revista gjermane “OneFootball” raporton sot se lojtari mund të largohet në verë për vetëm 5 milionë euro, falë një klauzole lirimi jo shumë të kujdesshme nga Lugano.

Tashmë kanë ndodhur disa bisedime paraprake për një transferim të mundshëm të mbrojtësit të kombëtares zvicerane.

Mbrojtësi me origjinë shqiptare i Luganos ndiqet gjithashtu nga disa klube të Serisë A, por gjermanët po përgatiten për largimet e Jonathan Tah dhe Piero Hincapié, të cilët vazhdojnë të jenë shumë të pëlqyer në Premier League.

Reklamë

Nëse Xabi Alonso qëndron në krye të ‘Aspirinave’, do të duhet të formësojë një tjetër qendërmbrojtës për ta kthyer atë në një nga më të mirët në Europë.

Lojtari i lindur në vitin 2003 ka regjistruar 101 paraqitje dhe 5 gola me Luganon, 9 ndeshje me Baselin dhe 12 ndeshje me Zvicrën U-18, si dhe 10 takime me U-21 të helvetëve.

Në ekipin kombëtar të rritur ka luajtur një herë, ndërsa ka marrë pjesë në shumë ndeshje me grupmoshat e tjera: 4 me U-15, 8 me U-16 (ku ka shënuar një gol), 5 me U-17, 5 me U-19 dhe 9 me U-21.

Vazhdo të lexosh

Reklamë