E premte, 16 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Letra e Spiropalit për Ramën, Bushati: Kur këto ia thoshim ne, Elisa na quante Skënderbe

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, iu drejtua sot me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i kërkonte të përballej me protestuesit dhe të mos fshihej pas numrave.

I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, analisti Andi Bushati tha se kjo i jep një satisfaksion moral, pasi ato që deklaroi Spiropali sot, shumë të tjerë i kanë thënë vite më parë.

Reklamë

Sipas tij, kjo tregon se rrëfimi i Ramës ka mbaruar.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Çfarë mendon për letrën e Spiropalit?

Bushati: Nga një pikëpamje, njeriu duhet të ndiejë satisfaksion moral. Ato gjëra që ne i kemi thënë në vitin 2017, këta i thonë në vitin 2027. Kur i thoshim ne, na thoshin Skënderbe. E vetmja gjë që mund të na tregojë letra e Elisës është se ata aty ose kanë frikë, ose nuk kanë frikë të flasin. Ata kanë kuptuar që Rama është një kërmë, pak rëndësi ka nëse e mbajnë apo jo në pushtet.

Rakipi: Ajo ka të drejtë të ndryshojë.

Bushati: Ore, të gjithë kanë të drejtë të ndryshojnë, mund të bëhet prapë me Ramën. Ti, kur dëgjon zëvendëskryeministrin e Ramës që i thotë “je bandë”, kur sheh kryetaren e Kuvendit që thotë “prano rotacionin”, pra Rama me këta njerëz ka drejtuar. Kjo nuk tregon gjë tjetër veçse rrëfimi i Ramës ka mbaruar. Ai mund të rrijë në pushtet edhe katër muaj, edhe katër vjet. Por që ky njeri është një politikan në arkivol, i vdekur i pakallur, nuk ka rëndësi. Është keq për Shqipërinë, por një satisfaksion për ne.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.