Subscribe

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta komentoi letrën që ambasadorja amerikane Yuri Kim ju dërgoi liderëve politikë për kandidatët për deputetë.

Teksa në mesazhin e saj Kim kërkonte që kandidatët të vetohen dhe të mos lejohen në politikë të inkriminuarit, Meta tha se diçka e tillë arrihet vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme.

“Mendoj që ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të pastrohet gjithçka në vendin tonë dhe të kemi institucione plotësisht demokratike. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme e pastrojnë politikën nga elementë kriminalë apo të korruptuar apo që për interesa të grupeve të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng shtetin ligjor.”

Jashtë vëmendjes së gazetarëve nuk mbeti çështja e detit. Për këtë temë, kreu i shtetit përsëriti se do të kryejë detyrën e tij kushtetuese deri në fund.

Ai u bëri thirrje politikanëve të tjerë që jenë të kujdesshëm me deklaratat që lëshojnë.

“Për këtë çështje mendoj se sjellja ime ka qenë dhe do të jetë vetëm shtetërore, vetëm kushtetuese dhe tërësisht e përgjegjshme. I ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre dhe të mos bëjnë deklarata që mund të përdoren nesër në dëm të Shqipërisë nga kushdo.”

Sa i takon datës së zgjedhjeve parlamentare 2021, Ilir Meta tha se do të presë konsultat me dy krerët e partive kryesore për të komentuar më pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *