Ish nënkryetarja e parlamentit Valentina Leskaj nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se nuk është shumë optimiste në lidhje me vendimin  që do të marrin liderët e BE-së në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Leskaj ndër të tjera ka thënë se hapja e negociatave është jë moment i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin por për të ardhmen e të gjithë rajonit.

 

“Në raportin e përgatitur nga Këshilli i Ministrave janë më shumë nga JO-ja, por shpresa vdes e fundit dhe pse ne raport jepen dhe arsyet. Ka vleresim persa i përket procesit, hapa dhe angazhimeve te marra nga Shqipëria ne reformen ne drejtesi dhe ne reformave te tjera. Kriza politike është një shkak që nuk eshte perkthyer ne nje perplasje për Shqipërine, por janë kthyer ne një kosto per vendin. Politika ka vene para interesat e partisë në raport me interesat kombetare. Integrimi duhet te ishte primar. Politika shqiptare te mbaje pergjegjesite, jane problemet e zgjedhjeve, te ekonomise, politike, duhet te jemi nje vend i forte ekonomisht pasi BE, ka kritëret e saj ekonomike. Ekonomia është një ndër shtyllat kryesore që është lënë jashtë vëmendjes, unë mendoj se është dhe shtylla kryesore që duhet të përqëndrohemi.”

 

Gjithashtu nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus Leskaj është shprehur se dhe nëse do të marrim një përgjigje positive nga BE, duhet që palët politik të marrin përgjëgjësitë e tyre.

 

“Çështja e ngritjes se proceseve te institucioneve te drejtesise. Nuk është te ligji zgjedhor, por te sistemi po te më pyesesh mua nuk eshte i duhuri ne kemi bere 13 here nderhyrje ne sistemin zgjedhor kjo tregon se reforma tona nuk janë te qendrueshme, mungesa e qendrueshmerisë se reformave është një problem për BE që nuk e do një reforme sot per neser, por te jete e qendrueshme. Suksesi për nje përgjigje pozitive eshte i Shqipërisë, natyrisht secila pale duhet te gjeje përgjegjesite e vete dhe ne rast te po duhet te prevaloje pergjegjesia ne raport me festen. Nje JO eshte nje demotivim per shqiptaret, ato e meritojne qofte dhe per ate motivacion evropian qe kane treguar.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *