Drejtuesi Politik i qarkut Vlorë, Bujar Leskaj ishte këtë të enjte pranë Qendrës Multifunksionale të të moshuarve dhe pensionistëve të vetmuar.

Ai u shpreh se ishte e dhimbshme të dëgjoje pensionistët teksa tregonin se sa të braktisur ishin nga shteti.

“E dhimbshme të dëgjoje pensionistët, të cilët i kanë dhënë Shqipërisë një jetë të tërë, të ndihen të braktisur nga shteti, pa përkrahje, pa solidaritet. E turpshme të dëgjoje nga kryetari i shoqatës, z. Selami Likaj, për harresën, injorimin, braktisjen e kësaj kategorie nga shteti këto tetë vite. Gjendja e tyre është akuzë për këtë pushtet në ikje, për këta pushtetarë fasadash e mashtrimesh, që i gënjejnë pensionistët me premtime e lugë bosh. Mungesë fondesh, ambiente të shkatërruara, të ftohta, pa ngrohje, pa pastrim, pa ujë të pijshëm, pa kushtet më minimale për këta njerëz të moshës së tretë që jetojnë në vetmi.

Leskaj theksoi se kultura e një kombi dëshmohet pikërisht tek respekti që tregon për të moshuarit.

“Fytyra e një qeverisjeje dallohet tek trajtimi që u bën të moshuarve! E pra, në këto 8 vite të qeverisjes së këtij sekti, shqiptarët në përgjithësi dhe pensionistët në veçanti janë harruar, braktisur, nëpërkëmbur!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *