Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas videos së publikuar të kryedemokratit Lulzim Basha, ku Rama përdorte një gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve.
Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë shkruan se vajzat shqiptare duhet të ruhen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
“Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësht nga gjinia e autorit! Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!
Krahas videos së publikuar, Rama iu kërkonte të gjithëve që të imagjinonin sikur personi që ndodhej përballë Ramës të ishte vajza e secilit.





