Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet këtë të premte në qytetin e Vlorës, i shoqëruar nga disa ministra të qeverisë, ku pritet të takohet me rektorët e universiteteve në të gjithë vendin.

 

Mësohet se Rama do të ketë një takim edhe me asamblenë socialiste të Vlorës, ku pjesë e diskutimit do të jetë dhe përplasja e vazhdueshme me kryebashkiakun Dritan Leli. Ky i fundit, që pas refuzimit për të lënë karrigen e kryebashkiakut, është vazhdimisht shënjestër e sulmeve të socialistëve, të cilët po përpiqen me çdo kusht që ta largojnë nga detyra, ose më së pakti tia bëjnë aq të vështirë sa të mos përjashtojë opsionin e dorëheqjes.

 

Nuk dihet nëse vizita e Ramës do të vërë “pikat mbi i” të kësaj përplasjeje, që duhet thënë ditëve të fundit është intesifikuar, me kërkesat e njëpasnjëshme të këshilltarëve bashkiakë, për t’i bërë një gjyq publik Lelit, ndërsa ky i fundit i është shmangur me pretendimin e pandemisë, dhe ndalimit të mbledhjeve fizike me shumë persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *