Lela: Nuk ka luftë për pushtet, Meta në këtë rast ka qëndrim balancues
Refuzimi i prerë i presidentit të Republikës Ilir Meta, për dekretimin e Genti Cakaj në postin e ministrit të Jashtëm, paralajmëron një përplasje dhe krizë të fortë në majën e piramides së shtetit në Shqipëri.
Një skenar i ngjashëm ishte edhe ai me ministrin e Brendshëm Lleshaj, dy muaj më parë, por në këtë rast arsyetimi i presidentit është i detajuar, i gjatë, dhe referencat e shumta ligjore në letrën e presidentit drejtuar këtë të enjte kryeministrit, janë sinjale të qarta se përballja këtë herë mund të jetë shumë e fortë.
Kjo është një situatë që përforcohet edhe më shumë nga reagimi i kryeministrit që e quajti të turpshëm dhe antikushtetues qëndrimin e presidentit. Për të folur në lidhje me këtë situatë që ndodhen institucioni i Presidencës dhe kryeministri në edicionin qëndror të lajmëve në Vizion Plus ka qenë analisti Alfred Lela.
Si e lexoni ju këtë përplasje që ka ndodhur mes Metës dhe Ramës?
Një rezistencë të presidentit, Ilir Meta ndaj atyre nëse marrim dhe analizojmë tekstin e arsyetimit të Metës duhet thënë se kjo është një rezistencë edhe ndaj një lloj marrëzie në shpejtësi ose shpejtësie në marrëzi të ekzekutivit. Zoti Meta ka vendosur një pritë ndaj këtyre marrëzive sipas meje, sepse unë e di se interpretimi do të shkojë si zakonisht a e respektoi kushtetutën apo jo, por unë dua të ndalem nëse e respektoi logjikën ose jo dhe a janë ato argumente që sjell presidenti të qenësishme, qëndrojnë apo janë të fabrikuara të sajuara. A kanë kontekst politik apo jo. Asnjë prej tyre në mendimin tim nuk ka kontekst apo rrethanor politik, nuk duket se është një qëndresë politike për ti prishur punë politikisht ekzekutivit, zotit Rama qeverisë e me radhë, janë qëndrime dhe arsyetime që në fakt qëndrojnë të gjitha. Duke filluar nga mungesa e certifikatës së sigurisë dhe sigurimi i saj brenda 24 orësh tregon mosseriozitet në siguri dhe kur e bën kaq shpejt për rolin e n jë ministri të jashtëm na bën të dyshojmë për gjëra që janë edhe më serioze sidomos një vendi në suazën e NATO-s siç është Shqipëria.
Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligjet evendit nuk parashikojnë refuzimin nga presidenti i republikës për një anëtar të një kabineti, dhe shembulli më elokuent ka qenë edhe rasti i Bujar Nishanit, i cili e bëri të qartë që do të donte shumë të mos e dekretonte Xhafën, por nuk e bëri dot.
Kushtetuta thotë se presidenti dekreton ministra, por nuk thotë që presidenti nuk ka të drejtën të mos i dekretojë apo ti refuzojë. Kushtetuta është afirmative por nuk është kundërshtuese, pra nuk shkruhet në kushtetutë se presidentit i ndalohet të mos e dekretojë një ministër për një çështje madhore. Në leximin tim ato që thuhen nga zoti Meta qëndrojnë janë të qenësishme, dhe nuk janë prita politike por kanë të bëjnë me logjikë e shtetit kanë të bëjnë me filozofinë e diplomacisë, ku Meta dhe e përmend se jemi në prag të negociatave për anëtarësimin për në BE, do të marrim brenda një viti kryesimin e OSBE-së e me radhë. Këto janë gjëra që shpejgojnë një ekspertizë politiko- diplomatike dhe një eksperiencë në menaxhim. Ta pranojmë se z.Cakaj nuk i ka.
Siç e bëri të qartë edhe kryeministri Cakaj, do të jetë në zyrën e ministrit të Jashtëm ndoshta me kopetencat e deleguara.
Mund ta bëjë këtë pasi është zv-ministër kështuqë mund ti delegohen kopetencat e ministrit dhe mund të bëjë atë që mund të bëjë edhe atë që mund të bënte edhe me ministrin Lleshaj.
Atëherë do të kemi thjesht një luftë për pushtet të përvijuar mes presidencës dhe kryeministrit, më të kristalizuar, më të qartë dhe pa doreza.
Unë nuk e shoh si luftë politike dhe luftë për pushtet, në këtë rast jo sepse arsyetimi në këtë rast ishte aq i gjatë aq i detajuar dhe për mua serioz sa nuk i lë mundësi këtij dyshimi të luftës për pushtet. Ka një përplasje ka një ide apo qëndrim të Metës si balancues. Në këtë rast ai është peshorja që të mos të ngrihet guri i ekzekutivit të peshores ta marrë republikën përposhtë.
Në të gjitha mediat kanë vërshuar komentet për të parë situatën dhe atë se çfarë po ndodh. Atë që po bëjmë edhe ne. Disa thonë se kjo është përkthim i asaj që po ndodh që po ngrihet SPAK-u dhe po paralajmërohen goditje ndoshta të një niveli të lartë politik. A mund të lexohet edhe në këtë çelës kjo lëvizje?
Unë kam një mendim të kundërt, pasi presidenti nëse do të kishte frikë do të rrinte urtë, pse do të bënte kryengritje. Kemi hamendësime se presidenti është duke rezistuar kryeministrit për frikën e organeve të vettingut, ndërsa nga ana tjetër kemi hamendësimin se kryeministri i zotëron, dhe ka dorë mbi organet e ngritura të vettingut, këto janë dy hamendësime që mund të mos jenë dhe të vërteta. Nëse do i marrim të dyja të vërteta atëherë Meta do të bënte të kundërtën të rrinte urtë, apo jo, pasi ne jemi mësuar se nëse në vend kemi në gjë të parehatishme apo që duam ta fshehim rrimë urtë bëjmë një kompromis, tregohemi pragmatist.
Si mendoni se do të sillet diplomacia amerikane në këtë rast? Kam përshtypjen që në fakt kristalizon edhe dy rryma, një lloj përplasje, Thaçi-Rama, Prishtinë-Tiranë, Haradinaj-Meta në lidhje me rishikimin e kufinjve të Kosovës, një ide që është e qartë se përkrahet nga Uashingtoni.
Në marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë, Tiranë-Uashington kemi mungesë ambasadori kjo është një minus mendoj unë sa i takon Kosovës ne e dimë qëndrimin e Bolton,është nëse ka një dialog nëse palët arrijnë që të ulen dhe të krijojnë sëbashku një pakt ne jemi për të. Cakaj është më afër kësaj linje, përkundër asaj që thotë z.Rama, i cili thotë se jo, por në n jë interviste zv-ministri Cakaj ka thënë që është ky kontesti i ndryshimit të kufinjve dhe kontesti është mbarëevropian edhe kufinjtë Kosovë-Serbi futen tek këto. Nëse do të duhet të themi nëse Cakaj është njeriu i amerikanëve dhe këtu ka një hamendësim.




