E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

Lela në Real Story: Studentët kanë humbur besimin tek klasa politike

Protesta e studentëve është cilësuar nga të ftuarit në Real Story si një ndër ngjarjet më të rëndësishme që ka ndodhur në vendin tone, në 28 vitet e fundit.

 

Reklamë

Sipas Ballës përgjegjës për gjenden në të cilët ndodhen studentët sot, janë edhe mediat pasi nuk i kanë kushtuar hapësirën e duhur arsimit dhe dijes së të rinjve.

 

Përfaqësuesi i qëndresës qytetarë,  Migen Qiraxhi është shprehur se nëse duam që të shikojmë një dritë jeshile në arsim mënyra më e mirë është që të jepen dorëheqjet e merituara në mënyrë që të vendosen disa standarte për të ardhmen.

 

Ndërkohë analisti Alfred Lela, ka theksuar se studentët nuk kanë dalë vetëm për tarifat në protestë. Studentet sipas tij janë në protestë sepse nuk duan të ikin nga vendi i tyre dhe se duket se janë të zhgënjyer nga politika drejtuese.

 

“Ka nje perpjekje per ta kaluar “topin” tek studentet qe po ulen ne dialog. Studentet kane humbur besimin tek klasa politike. Prandaj qendrojne te palekundur ne kerkesat e tyre.”

 

Protesta e studentëve sipas petagogut të UE-së, Fabian Topollaj, është një mundësi për të zgjidhur shumë padrejtësi përtej sistemit të arsimit.

 

“Studentet me kete uragan kane mundesine te zgjidhin shume padrejtesi pertej problemeve me sistemin e arsimit te larte. Opozita nuk e dergoi ne Gjykaten Kushtetuese ligjin per arsimin e larte. Te tere jane te mbledhur ne nje dore. Te rinjte shqiptare kane mundesine te rrezojne te gjithe kete sistem qe ka krijuar padrejtesite ndaj tyre nder vite.”

 

Analisti Minxhozi nga Real Story ka deklaruar se ka ardhur moment që studentët të ulen përballë kryeministrit dhe ta sfidojnë atë me shifra.

 

“Ne fillim mos pasja e nje lideri ne proteste ishte nje element pozitiv, i cili tani eshte kthyer ne pike te dobet per protestuesit. Studentet duhet te ulen perballe kryeministrit, ne sy te mbare publikut, ta sfidojne ate me shifra dhe me vizion.”

 

Ndërkohë Mazniku ka theksuar thirrjen që kryeministri rama u ka bërë herë pas herë studentëve që të ulen dhe të dialogojnë për mënyrën se si duhet realizuar 8 kerkesat dhe gjithe problematikat e tjera.

Më shumë intervista

Reklamë