E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 29 minuta më parë
Kronikë

Lëkundjet e tokës ndiehen sërish në Tiranë

Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter që goditi Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e kësaj të premteje është ndier edhe ne disa qytete të vendit tonë, si Korçë, Pogradec, Librazhd, Elbasan e deri në Tiranë.

Epiqendra ka qenë mes Mavrovës dhe Gostivarit.

Deri tani, nuk raportohet për dëme materiale.

Më herët, gjatë paradites, Shqipëria u lëkund nga një tërmet, me epiqendër ne Greqi. Shteti fqinj u shkund nga një tërmet me magnitudë 5.2, pas lëkundjes së fuqishme me magnitudë 6, disa ditë më parë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë