Lëkundje të forta tërmeti kanë tronditur kryeqytetin në orën 11:00 të paradites së kësaj të mërkure. Tërmeti zgjati 12 sekonda, duke lëkundur gjithçka.

 

Nga të dhënat e para rezulton se tërmeti ka qenë 6 ballë me magnitudë 5.1  i shkallës rihter dhe sipas qendrës evropiane të regjistrimit të tërmeteve, lëkundjet e tmerrshme të tokës e kanë pasur epiqendrën 15 km në veriperëndim të Vorës, me thellësi 10 kilometër.

 

Zona e epiqendrës duhet të jetë afër Gjirit të Lalzit ndërsa lëkundjet më të fuqishme u ndjenë në një largësi 30 kilometra nga kryeqyteti.

 

Tërmeti ka shkaktuar panik te banorët në Tiranë të cilët kanë lënë shtëpitë dhe zyrat e kanë dalë në rrugë.

 

Ata kanë qëndruar në rrugë deri sa lëkundjet përfunduan.

Më pas një sërë lëkundjesh të tjera me magnitudë 3.9 ballë dhe të tjerë më të vegjël pasuan, lëkundjen e parë të fortë.

 

Deri tani nuk janë raportuar dëme materiale dhe të lënduar edhe pse ka pasur shumë frike me njerëzit që kanë nxitur të dalin në ambiente të hapura.

 

Kryebashkiaku Veliaj në një mesazh urgjent për tërmetin u kërkoi njerëzve të shmangnin banesat e të qëndronin bashkë për të kaluar këto momente paniku.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *