E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lëkundje tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitutë 4.1 të shkallës rihter ka goditur pasditen e kësaj të diele zonën qendrore të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra e tërmetit ka qenë 3 kilometra në perëndim të qytetit të Belshit, me thellësi 32 kilometër.

Lëkundjet e forta u ndjenë në disa qytete, si në Lushnje, Peqin, Berat e Elbasan duke shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët dolën menjëherë nga banesat e tyre.

Deri më tani, nuk raportohet për dëme materiale. Që prej tërmetit të 26 nëntorit, lëkundjet në vend kanë qenë të shpeshta por me magnitudë të ulët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë