E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.2 goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave lëkundja sizmike është regjistruar, rreth orës 05:05 minuta.

Epiqendra ishte në zonën e Niklës, në një thellësi prej 17 kilometrash.

Reklamë

Lëkundja u ndje në kryeqytet dhe në zonat përreth, si dhe në Durrës ndërsa nuk u raportua për dëme.

Tërmeti u shoqërua nga 6 paslëkundje, të regjistruara brenda 10 minutave nga goditja e parë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë