Subscribe

Qeveria ka vendosur që të kompensojë me 30 % shtrenjtimin e çmimeve në ndërtim, për të gjitha punët publike me financim nga buxheti.

 

Akti normativ i miratuar në qeveri parashikon që përfitues do të jenë dhe shoqëritë publike, ku shteti është aksioner me 51 % të aksioneve.

 

Më konkretisht indeksimi i çmimeve parashikon një mbështetje financiare për tre zera kryesorë në fushën e ndërtimit, që kanë pësuar edhe shtrenjtimin më të madh, siç janë hekuri, bitumi dhe çimentoja.

 

Autoriteti kontraktorë do të bëjë analizat përkatëse sipas kontratave për të kërkuar fondin e nevojshëm në bazë të ecurisë së projektit.

 

Pjesë do të jenë edhe shoqëritë e ujesjëllësave që kanë në proces investimesh.

 

Duke folur për investimet publike, zv.kryeministri Arben Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë theksoi se procesi i rindërtimit është unik në llojin e tij dhe se ai prek 500 mijë qytetare ndërsa pjesemarrja e kompanive private ka arritur një shifër rekord.

 

Programi i Rindërtimit është një program social që ka prekur thuajse gjysëm milioni qytetar, ndërsa sa i përket firmave pjesmarrëse ka arritur në 137 kompani. Janë kompani me profile të ndryshme si në projektim ndërtim etj, që janë kontraktuar nga fondi shqiptar i zhvillimit, – u shpreh Ahmetaj.

 

Sipas ministri të Rindëritimit, ky program së bashkë me projektet në proces ka kapur shifrën e investimit prej 1.2 miliard dollarë, shifër e përllogaritur edhe si dëm I shkaktuar nga tërmeti.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *