E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lekë në këmbim të votës në 25 prill, SPAK dërgon për gjykim dy eksponentët e LSI-së

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin në ngarkim të Abion Ceku dhe Denis Xholi me banim në Dibër, të cilët akuzohen për blerje votash gatë fushatës zgjedhore të 25 prillit 2021, dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO.

 

Xholi dhe Çeku, eksponentë të LSI-së akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

 

Reklamë

SPAK thotë se nga hetimet Denis Xholi në bashkëpunim me Albjon Çekun, kanë shpërndarë në Njësinë Administrative Maqellarë shuma monetare tek persona të tjerë, me qëllim përcaktimin e mënyrës së votimit të zgjedhësve, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 

Nga hetimet, sipas SPAK, Xholi ka ushtruar funksionin e përgjegjësit të zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë dhe gjatë orarit të punës është vënë në mbështetje të kandidatëve për deputetë dhe të subjekteve zgjedhore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë