E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lehtësohet lëvizja në Kakavijë, nuk kërkohet më test, ende s’ka vendim për Kapshticën

Nga kjo e hënë, në pikën kufitare të Kakavijës, autoritetet greke kanë vendosur të lehtësojnë masat.

 

Të gjithë ata persona që do të kalojnë nga kjo doganë drejt territorit fqinj, do t’u duhet të paraqesin vetëm certifikatën e vaksinimit.

 

Reklamë

Vendimi i qeverisë greke është vlerësuar nga udhëtarët, të cilët e kanë konsideruar si pozitiv, pasi evitohen shpenzimet e testimit.

 

Ndërkohë, në pikën kufitare të Kapshticës ende nuk ka një urdhër për heqjen e masave kufizuese.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë