E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Legjenda Tiger Woods barazon rekordin e sukseseve që zgjaste 54 vjet

Tiger Woods është gjithnjë e më shumë një legjende.

Sportisti i famshëm ka siguruar në turneun e fundit në Japoni suksesin e 85 në karrierë.

Kjo i ka lejuar të ashtëquajturit “Big Cat” që të barazojë rekordin që rezistonte 54 vite e që mbahej nga golfisti Sam Snead.

43 vjecari Tiger Woods shkelqeu në Japoni në turneun që në pjesën e vet më të rëndësishme u luajt nën shi.

Reklamë

Megjithatë me gjuajtjet e tij perfekte, amerikani mposhti japonezin vendas Hideki Matsuyama qe ishte edhe favorit ne turneun “Zozo Championship”.

Me suksese në “ PGA Tour”,  Tiger Woods e ka shumë të lehtë që ta thyeje në vazhdim këtë rekord që sapo e ka barazuar. Këtë vit amerikani  I famshëm ka fituar edhe turneun “Masters” ndonëse 2 muaj më parë u operua për herë të pestë në gju.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë