Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe i kombëtares italiane Giorgio Chiellini e përfundoi karrierën e tij në moshën 39-vjeçare, vetëm pak javë pasi i skadoi kontrata me Los Angeles FC.

Vetëm disa ditë më parë, ai la të kuptohet se finalja e MLS-së, e humbur kundër Columbus Crew, mund të ishte ndeshja e tij e fundit, tani tërheqja është zyrtare:

“Ishe udhëtimi më i bukur dhe më intensiv i jetës sime. Ke qenë gjithçka për mua. Me ty kam bërë një rrugë unike dhe të paharrueshme.

Por tani është koha për të filluar kapituj të rinj, për të përballuar sfida të reja dhe për të shkruar faqe të tjera të rëndësishme dhe emocionuese të jetës.” – ka thënë mbrojtësi.

Chiellini thotë lamtumirë pas 23 sezoneve si profesionist, 17 prej të cilave me fanellën e Juventusit, skuadër me të cilën numëron 561 paraqitje (i 3-ti pas Del Pieros dhe Buffon) dhe 36 gola midis viteve 2005 dhe 2022.

Palmaresi i tij tregon gjthçka: 9 kampionate (radhazi), 5 kupa italiane dhe 5 superkupa italiane, të cilave u duhet shtuar një kampionat MLS i fituar në fund të vitit 2022.

117 paraqitje me kombëtaren italiane (i 5-ti në renditje në histori) nga të cilat 22 si kapiten.

Midis tyre, natyrisht, finalja e Euro 2020 në fund të së cilës ai ngriti në qiellin e Wembley-t trofeun e kampionëve të Evropës.

Të ardhmen, siç ka lënë të kuptohet, do ta ketë në zyrat e Juventusit. Tifozët e “Zonjës së Vjetër” do të bënin gjithçka për ta pasur në drejt të klubit dhe do ta prisnin me krahë hapur një legjendë si ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *