E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Legjenda e futbollit feston sot 34-vjetorin e lindjes

Lionel Messi, i cili vlerësohet si nga më të mirët e historisë së futbollit, sot feston 34-vjetorin e lindjes.

 

Messi shpeshherë konsiderohet si më i madhi i të gjitha kohërave. Superylli i Barcelonës dhe Argjentinës ka një rekord prej gjashtë çmimeve në Ballon d’Or.

 

Reklamë

I lindur në Rosario të Argjentinës, djaloshi që kishte probleme me hormonet e rritjes befasoi Barcelonën. Klubi katalan i ofroi menjëherë kontratë, duke përfshirë edhe të gjitha kostot e trajtimit shëndetësor. Leo i ngjiti shumë shpejt shkallët në hierarkinë e klubit dhe në tetor të vitit 2004, debutoi me ekipin e parë, në derbin kundër Espanyol.

 

Në moshën 17 vjeç, u bë në atë kohë lojtari më i ri që luante me katalanasit në një ndeshje zyrtare.

 

FC Barcelona i ka uruar datëlindjen argjentinasit, teksa ka përzgjedhur dhjetë golat e tij më të mirë të shënuar me fanellën katalanase.

Vazhdo të lexosh

Reklamë