Legjenda Demollari bëhet “Mjeshtër i madh”

Presidenti Ilir Meta i akordoi titullin «Mjeshter i Madh», personalitetit te shquar të sportit, Sulejman Demollari. Në ceremoninë e organizuar në presidencë ishin të pranishëm perrsonalitete të sportit shqiptar, ambasador të huaj si dhe kreu i Fshf-së Armando Duka.
Presidenti Meta vlerësoi karrierën e Demollarit si të jashtëzakonshme dhe si një nga futbollsitët më të mëdhenj të historisë së futbollot shqiptar. Meta tha se Demollari e ka marrë në fushën e lojës titullin “Mjeshter i Madh”, një cmim që në fund të fundit ia kanë dhënë tifozët shqiptare me duartrokitjet në stadiume. Ai tha se figura e Demollarit është nxitje për brezat e rinj për tu marrë me sport e për të qënë i suksesshëm. Meta e konsideroi Sulejman Demollarin një solist magjepsës të lojës së bukur dhe një nga lojtarët më të talentuar të kombit shqiptar. Nga ana e tij legjenda e futbollit shqiptar Sulejman Demollari pasi vlerësoi presidentin Meta për këtë cmim, tha se ai titull i përkiste të gjithë futbollit shqiptar dhe tifozëve kuqezinjë. 54 vjecari Demollari ka qënë ikone e Dinamos së Tiranës por edhe e Dinamos së Bukureshtit në Rumani. Ai ka luajtur 45 ndeshje me kombëtaren kuqezi dhe konsiderohet si një nga ikonat e historisë së futbollit shqiptar.





