Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 August 2026
Vizion fokus

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës, flakët rrezikojnë...

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt teknik

Aksident me vdekje në Durrës

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei është...

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë, u kap...

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën...

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë operacionet parandaluese...

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve qytetarët nisin...

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në Austri

Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së, Lituania zbulon...

Legalizimi i kanabisit/ Spaho: Drafti nuk është i keq, qeveria nuk ka bërë konsultimet e duhura

19 Qershor 19:43

Qeveria miratoi pak ditë më parë legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore, ndërsa është parashikuar që në total do të jenë 200 ha tokë në rang kombëtar, që mund të kultivohet me bimë narkotike.

 

Por për ekspertin e ekonomisë Mateo Spaho, drafti i qeverisë nuk është i keq, por sipas tij duhet më shumë konsultime dhe studime për draft-ligjin.

 

Ai tha në një intervistë për Vizion Plus se drafti i miratuar nga qeveria është përafruar me atë të Maqedonisë së Veriut, për të cilën tha se ndërmarrjet nuk kanë dalë me fitime të larta.

 

“Në parim nuk mund të them që jam kundër por duhet parë jo vetëm draft ligji por edhe zbatueshmëria e tij. Drafti nuk është i keq, por duhet të themi që bashkë me draft ligjet kemi edhe rezultatet e praktikave ndërkombëtare. Ai më i afërt është ai i Maqedonisë së Veriut, që prej vitesh kultivohet kanabisi për arsye mjekësore. Ndërmarjet që janë marrë me këtë nuk kanë dalë me fitime të lartë dhe cilësia e bimës ka qenë e vështirë për tu verifikuar”, tha Spaho.

 

Por a do të ketë Shqipëria rritje të ardhurash nga legalizimi i kanabisit?

 

“Në fakt nëse do zbatohej ligji, edhe Shqipëria nuk do kishte të ardhura të larta. Ka disa problematika të tjera. Kush na siguron ne që kanabisi që do mbillet përtej kësaj hapësire do përdoret për mjekësi, ose prodhimi i atij kanabis që prodhohet brenda 200 ha do përdoret për mjekësi.

 

Problemi është që ca vende të tjera kanë edeh sisteme policore që funksionojnë dhe shkelja e ligjit është në raste të vogla. Paligjshmëria në disa raste është kthyer në sistem në vendin tonë. Është vështirë të japim një mendim pozitiv.

 

Na duhet një relacion se sa taksa do nxjerrë shteti nga këto biznese, sa do jetë numri i të punësuarve dhe rreziqet që mund të ndodhin. Që të kalojë një ligj i tillë duhet të bëhet një diskutim serioz me ekspertët e fushës. Ky diskutim nuk është bërë”, tha Spaho.

 

Eksperti i ekonomisë, është i mendimit që qeveria nuk ka bërë analizat dhe konsultimet e duhura para se draft-ligji të miratohej.

 

“Edhe lojrat e fatit që qeveria vendosi ti hiqte i hoqi për çështje pariomore, edhe pse sillnin të ardhura.

 

Për sa i përket konsultimin me organizatat jofitimprurëse, nuk më kujtohet se kush do ishin përfitimet konkrete me shifra, sa para do merrte shteti, pasojat tek punësimi, a do krijohej një kompani përpunuese, sa do ishin eksporett, cilat do ishin efektet kolaterale etj. Nëse ne nuk i kemi këto shifra nuk kemi bërë një konsultim dhe analizë reale”, tha Spaho.

 

Nisma për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore është kundërshtuar nga Bashkimi Europian, së bashku edhe më amnistinë si dhe me nismën e pasaportave të arta. Janë nisma që kanë përfshirë në debat ekspertë lidhur me përfitimet apo dëmet që mund të jetë ekonomia.

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
legalizimi i kanabisit Mateo Spaho qeveria

Nga e njëjta kategori

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (EMRI)

më shumë...

Zjarri në Rriban, deputeti Jahaj dhe kryebashkiaku Ismailaj: Situata mbetet e rëndë, do qëndrojmë në terren gjithë natën

më shumë...

“Mos trego se do të të vras familjarët”, pasi e p*rdhunonte shqiptari e kërcënonte 9-vjeçaren, detaje të rënda

më shumë...

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht vajzën 9-vjeçare të partneres, e detyronte të flinte në krevat me të

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:44

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës,...

10:41

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt...

10:36

Aksident me vdekje në Durrës

10:20

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem...

10:06

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë,...

9:50

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja...

9:43

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë...

9:37

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën...

9:31

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve...

9:20

Ushqimet që ndihmojnë në forcimin e kockave...

8:56

Zjarri në Rriban, deputeti Jahaj dhe kryebashkiaku...

8:56

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në...

8:37

Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së,...

8:11

Salah surprizon me numrin në fanelë, 10-ta...

8:06

Zelensky i kërkon NATO-s më shumë ndihmë...

7:51

Pesë ushqime që ndihmojnë në forcimin e...

7:18

Tifozët duartrokasin gjestin e Muçit pas transferimit...

7:01

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën...

6:44

Berat Gjimshiti largohet pas 9 sezonesh nga...

6:24

Nënshkruhet Akti i Themelimit dhe Statuti i...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...
  • Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin...
  • “Mos trego se do të të vras familjarët”, pasi e p*rdhunonte...
  • “Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plag...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (E...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.