Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, ku njoftoi se brenda pak kohësh do të miratohet kuadri ligjor për prodhimin e hashashit për arsye mjekësore.

Në një reagim në “Twitter” thuhet se Komisioni Europian dhe Delegacioni i BE-së nuk janë pjesë e konsultimeve, përgatitjes dhe hartimit për planin e legalizimit të kanabisit që u prezantua këtë të shtunë.

“Pas kërkesave të disa mediave, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk kanë qenë të përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e draft raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *