Subscribe

Njësia Antikorrupsion e Ministrisë së Drejtësisë ka zbarkuar në Kadastrën e Durrësit, ku ka zbuluar 3 raste flagrante korrupsioni. Sipas ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, abuzimet kishin të bënin me mosrespektim të procedurave, por rasti më i rëndë ishte ai i një qytetari që iu dha legalizimi pa bërë ende dokumentet.

 

ULSI MANJA

MINISTER I DREJTESISE

 

“Në Kadastrën e Durrësit ka raste që po trajtohen. 2 rastet e para kanë të bëjnë me lejë legalizimi në kundërshtimi me ligjin. Nuk respektohen procedurat. I treti është flagrant. Është printuar leja e legalizimit dhe i është dhënë qytetarit dhe më pas janë bërë proceduarat. Data e dhënies së lejes është më parë se të bëheshin dokumentet. Është e kuptueshme se cilat janë interesat që të çojnë drejt shkeljes së ligjit dhe procedurat”, -tha ai.

 

Ndër të tjera Manja tha se një tjetër problem i identifikuar tek pronat  lidhet me zgjatjen apo rinovimin e lejeve të skaduara të ndërtimit nga Gjykatat Administrative apo Bashkitë, sidomos ato në zonat bregdetare.

 

“Bashkitë duhet të ndërpresin menjëherë dhe të mos zgjasin lejet e ndërtimit të dhëna shumë kohë më parë dhe që nuk janë përmbushur brenda afateve të përcaktuara. Duke marrë kompetenca ekskluzive të kryetarëve të bashkive kanë rivendosur në afat leje ndërtimi të pazhvilluar atë dhëna që nga viti 2005. Do vë në lëvizje inspektorin e lartë të drejtësisë për çdo vendimmarrje të paligjshme, Rivendosja në afat e lejeve të ndërtimit të skaduara është e papranueshme.”

 

Manja denoncoi edhe një rast në Korçë, ku një punonjës i doganës u punësua pasi kishte falsifikuar dokumentet e shkollës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *