E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Lefter Zhidru breshëri plumbash drejt RENEA-s, qëlloi kur u futën në banesë

I moshuari Lefter Zhidru bëri rezistencë derisa u ekzekutua nga Forcat RENEA. Policia dha versionin zyrtar të ngjarjes, ku tregoi edhe gjithë dinamikën e saj. Teksa 71-vjeçari refuzoi për pesë orë me radhë të dorëzohej, RENEA vendosi t’i afrohej banesës për ta kapur. Por teksa ata afroheshin tek dera, i moshuari, me problem mendore, hapi sërish zjarr ndaj efektivëve.

 

Reklamë

Në këto kushte, RENEA shpërtheu derën për t’u futur në shtëpi. Sërish Lefter Zhidru sulmoi me breshëri plumbash. Në këto kushte, edhe RENEA u kundërpërgjigj me plumba. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, sipas policisë, asnjë punonjës i RENEA-s nuk u lëndua falë mburojës metalike kolektive.

 

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë.

 

 

Lefter Zhidru terrorizoi Elbasanin këtë të enjte sepse pas një sherri me bashkëshorten, qëlloi drejt forcave të policisë. Nga të shtënat, mbetën të plagosur dy kalimtarë që ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pasi bashkëshortja dhe vajza e tij u evakuuan nga policia, Zhidru u kyç në banesë dhe refuzonte të dorëzohej.

 

Më shumë video

Reklamë