Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e përdor sipas interesit reformën zgjedhore. Maliqi u shpreh në rrjetet sociale se Rama kërkon vetëm të përçajë opozitën. Sipas tij, ai nuk është fare i interesuar për listat e hapura.

“Skenar, aktrim, përdorim, sabotim i marrëveshjes zgjedhore nga Beu i Surrelit. Humbëse është PS-ja si rilindëse e krimit; Fituese është PD-ja si opozitë e bashkuar. Beu i Surrelit – opozitës parlamentare bëni siç them unë mos bëni çfarë bëj unë?! Nëse Beu i Surreli do lista të hapura jam i pari që votoj, por Beu i Surrelit nuk do as marrëveshjen zgjedhore, as listat e hapura, por do krizën politike, përçarjen, duke përdorur mbi 20 deputetë të opozitës së re për qëllimet e tij mafioze e djallëzore siç i ka përdorur prej më shumë se një viti.”

Sipas Maliqit, Rama ecën me parimin “përça e sundo” sepse ka frikë se nuk votohet marrëveshja zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *