Pas refuzimit të vendimit për djegien e mandateve, deputeti Lefter Koka ka deklaruar se është pjesë e LSI dhe se nuk është larguar për asnjë moment nga kjo forcë.
Në një deklaratë për mediat deputeti I LSI, Lefter Koka ka tha se ai është zgjedhur nga populli dhe se do të respektojë vullnetin e tyre ndërsa bëri të ditur se vijon të ketë marrëdhënie të mira me Monika Kryemadhin.
Sipas tij, fajin për gjithë këtë paradoks e ka kodi elektoral pasi deputetët dalin nga listat e partive dhe jo nga qytetarët.
“Sigurisht që jam pjesë e LSI-së, nuk kemi patur nga ai moment ku vendimi im ishte i ndryshëm nga ai i grupit parlamentar. Ne me të vërtetë propozohemi nga një forcë politike sepse ashtu është kodi, por secili në momentin që zgjidhet përfaqësohet në parlamentin shqiptar.”
Ai njoftoi se është gati të votojë reformën zgjedhore por me kusht që të bëhen disa ndryshime të tjera pasi nuk është I plotë.
“Ajo që është për të thënë dhe besoj që kërkon vëmendje të madhe nga anëtarët e parlamentit është riparja e kodit zgjedhor. Sot jemi kthyer qesharake për shkak të këtij kodi. Nëse do të vazhdojnë deputetët t’i binden kryetarëve të partisë për ti emëruar apo shkarkuar, unë mendoj se ky parlament do humbë funksionin e tij. Ndaj çdo nismë që do të bëjë përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë në një mënyrë sa më të drejtë, do të ketë mbështetjen time dhe të deputetëve të opozitës.”





