E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Lefter Koka dënohet me 3 vjet burg, Gjykata shpall dënimet për inceneratorin e Tiranës

Gjykata e Posaçme shpalli fajtor ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për inceneratorin e Tiranës.

Ai akuzohet se shpërdoroi detyrën ndërsa u dënua me 3 vjet burg, që me gjykim të shkurtuar i shkon në 2 vjet heqje lirie.

Reklamë

Togat e zeza gjithashtu i ndaluan ish-zyrtarit, ushtrim të funksioneve publike për 5 vitet e ardhshme.

I njëjti vendim vlen edhe për të pandehurit e tjerë: Bledar Karoli, Erjon Murataj, Namik Simixhi e Taulant Tusha, nën gjykim edhe për dosjen 5D.

Për dy gratë e akuzuara po për shpërdorim detyre, Valbona Ballgjini dhe Sidita Kopliku gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi që t’u pezullojë denimin me burg duke i vendosur në shërbim komunitar.

Prokurori i Posaçëm, Dritan Prençi pretendoi se Ministria e Mjedisit ka ruajtur korrespondenca në komunikim me kompaninë e Klodian Zotos, që del në dosje si pronar de facto i inceneratorit.

Studimi i fizibilitetit, tha prokurori Preçi, nuk është bërë nga Autoriteti Kontraktor, por nga shoqëria që fitoi tenderin, ku pronarë faktik rezulton edhe Mirel Mërtiri.

Inceneratori i Tiranës është ndarë në tre fraksione, ku në një të veçantë është vartësi i ish-ministrit të Mjedisit, Alqi Bllako. Ai akuzohet për korrupsion, ndaj Gjykata vendosi që të gjykohet i ndarë.

Zyrtari më i lartë i ministrisë së Mjedisit, Lefter Koka tashmë është dy herë i dënuar edhe impiantin e djegieve të Elbasanit me vendim të formës së prerë me 6 vjet e 8 muaj burg. Ndërsa për inceneratorin tjetër, atë të Fierit, Apeli vendosi që të rigjykohet në shkallën e parë me një tjetër trupë gjykuese./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë