Subscribe

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla do të padisë në prokurori ish-deputetin e PD, Ervin Salianji. Në një postim në “Facebook”, Alla deklaroi se e ka marrë këtë vendim pas publikimit të video-montazhit, sipas tij, ku ai dukej duke pirë kokainë.

 

“Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare.”

 

Duke theksuar se pret drejtësi për këtë çështje, kryebashkiaku paralajmëroi se kushdo që  akuzon për konsumim droge, do të ketë fatin e Salianjit.

 

“Deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia. Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e prokurorisë dhe vendimin përkatës të gjykatës.”

Të mërkurën u publikua një video të Lefter Allës duke konsumuar drogë nga gazetari Artan Hoxha. Reagimet nga demokratët pas videos ishin të shumta, të cilët kërkuan shkarkimin dhe hetimin e kryetarit të bashkisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *